Këtë të diel në Zallq të Istogut ka ndodhur një vetaksident, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/