Rrezikoi pjesmarrësit në trafik, 25-vjeçi gjobitet dhe humb pikë nga leja e vozitjes

Rrezikoi pjesmarrësit në trafik, 25-vjeçi gjobitet dhe humb pikë nga leja e vozitjes

Një 25 vjeçar me inicialet A.K, është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Sot rreth orës 16:35, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, tek rrethrrotullimi në Ferizaj, me veturën e tij të tipit “Audi”, me targa vendore, ka zhvilluar vozitje të vrullshme dhe të rrezikshme, duke bërë rrëshqitje të gomave, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe përmes numrave të emergjencës:

 192,

 0290/326-250,

 0290/322-406.

Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Related Articles