Hoxha: Disa prej të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale

Hoxha: Disa prej të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka theksuar se disa prej 7 personave të arrestuar për rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika kanë të kaluar kriminale, raporton Gazeta Enigma.

“Kemi arritur të sigurojmë prova të cilat e ndërlidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë, mbetet të shihet backgroundi i tyre, disa kanë pasur të kaluar kriminale kanë qenë të arrestuar te rastet e mëhershme që ndërlidhen me prirje ekstremiste … Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare dhe në disa raste kur disa prej tyre kanë qenë të arrestuar, që lidhen me pamfletin dhe djegien e Gjykatës në Kaçanik”, është shprehur Hoxha.

Ai ka thënë se në aksion janë bastisur 9 lokacione, shumica në Kaçanik dhe 1 në Klinë. 

“Janë arrestuar 7 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit. Janë sekuestruar dy vetura, fishekë, dylbi dhe dëshmi të tjera”, është shprehur Hoxha. 

Ai ka thënë se në mesin e të arrestuarve është një ish-pjesëtar i FSK-së. 

Hoxha ka theskuar se njëri nga të arrestuarve sot ka mbushur 18 vjet. 

Related Articles