Analisti Vehbi Kajtazi foli lidhur me zhvillimet e fundit në politikë, ku sipas tij kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu e meriton më së paku të jetë kryeparlamentare, raporton Gazeta “Enigma”.
“Pra shtyrja dhe moslejimi i debatit është shkelje e rregullores së Kuvendit, për qëndrimin e e partive te tjera për mosvotimit të Haxhiut mendoj që është i qëndrueshëm, sepse Haxhiu është kandidatja që e meriton më së paku të jetë kryeparlamentare”, tha Kajtazi në “Rubikon”.
“Në përgjithësi kryetarët e Kuvendit kanë pasur sjellje normale me opozitën dhe mendime unifikuese, ajo është ekstremiste politike që ka nxjerr veç helm prej goje dhe kurrë nuk ka ditë me u sjellë dhe komuniku ndryshe”, vijoi ai.
Tutje ai shtroi pyetjen se pse ish- ministrja Albulena Haxhiu bën për kryetare të Kuvendit dhe jo Saranda Bogujevci e Shqipe Selimi.