Analisti Rrahman Paçarizi është deklaruar për sulmin ndaj Devolli Corporation, ku sipas tij kryeministri në detyrë, Albin Kurti sa herë ka bllokada i sulmon bizneset e mëdha, raporton Gazeta “Enigma”.
“Sekretari i VV-së e shanë dhe e sulmon një biznes dhe i fton qytetarët me i bojkotu produktetet e tyre, kë po do me dëmtu, një produkt vendor që është ndër të parët eksportues të Kosovës. Çfarë mesazhi po çon jashtë?, kjo kartë nxirret sa herë ka bllokada”, tha Paçarizi në “Rubikon”.
Ttutje ai ka shtuar se “karta nacionaliste nxirret në situatat e pafuqisë, edhe mungesë e arsyetimit”.