Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adresuar një thirrje publike ndaj tij, duke shprehur shqetësimin për mundësinë që Limaj të pozicionohet pranë LVV-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Çadraku përmes një postimi në Facebook kujton lidhjet e tyre nga koha e luftës dhe bashkëpunimit politik, duke theksuar se mendimet ndryshe nuk duhet të çojnë në përçarje të thellë mes tyre.
Ai shpreh shqetësimin për vendimin e Limajt të rreshtohet me LVV-në, duke e cilësuar si “gabim trashanik” dhe duke argumentuar se ky rreshtim do të përfshinte përkrahjen ndaj figurave si Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Gërvalla, që, sipas tij, kanë pasur qëndrime dhe veprime kundër veteranëve të UÇK-së.
Çadraku paralajmëron se përkrahja e LVV-së mund të ketë pasoja ligjore për drejtuesit e saj, duke i akuzuar ata për “hajni të panumërta” dhe “shkelje kushtetuese” gjatë mandatit të tyre të fundit.
Ai i bën thirrje Limajt të qëndrojë i pathyeshëm dhe të mos shkojë pas atyre që ai i quan “rrugaqët” e LVV-së.
Reagimi i plotë: