I dyshuari në rastin e vrasjes së policit shihej në shoqërinë e imamit të dënuar me 10 vjet burg për terrorizëm

I dyshuari në rastin e vrasjes së policit shihej në shoqërinë e imamit të dënuar me 10 vjet burg për terrorizëm

Rilind Murati, ish-pjesëtar i FSK-së, është një prej të arrestuarve që përfshihet në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika nga Kaçaniku.

Indeksonline  ka publikuar një video ku Rilindi, së bashku me “vëllezërit” e tij, shihet nën shoqërimin e imamit Zekirija Qazimi. Ligjërata është mbajtur në një fushë, më 14 gusht të vitit 2024.

Kujtojmë se Qazimi kishte vuajtur dënim prej më shumë se 10 vjetësh burgim për veprën e terrorizmit. Ai ishte dënuar për rekrutimin e të rinjve në organizata terroriste që veprojnë në Lindjen e Mesme dhe akuzohej për dy vepra penale: rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Related Articles