NATO ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kapaciteteve të saj ushtarake, duke blerë një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale nga kompania “Palantir Technologies”. Sistemi, i quajtur “Maven”, synon të rrisë efikasitetin e operacioneve luftarake përmes përdorimit të teknologjisë së lartë.
Ky zhvillim u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Aleancës, duke theksuar rolin që do të ketë kjo platformë në rritjen e aftësive për parandalim dhe përgjigje të NATO-s.
“Ne jemi krenarë që mbështesim përpjekjen e NATO-s për të forcuar parandalimin duke vendosur një platformë luftarake të aktivizuar me AI në SHAPE. Ky partneritet nënvizon vendosmërinë e Aleancës për të udhëhequr pa frikë me inovacionet teknologjike”, ka deklaruar Shon Manasco, Këshilltar i Lartë në Palantir Technologies.