Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nuk është e pamundur që Lumir Abdixhiku të jetë kryeministër, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Zemaj ka theksuar se tha se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por sipas tij nuk do të ketë zgjedhje.
“Nuk mundemi me thanë që nuk jemi të gatshëm se atëherë jemi joserioz. Për mendimin tonë nuk ka zgjedhje, kjo është lojë. Për momentin Kurti duhet me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me tregu a mundet me bë Qeverinë” tha Zemaj në “DPT te Fidani”.
Sipas tij ka deputëtë dhe parti brenda Vetëvendosjes që sipas tij e bën të hapet tema e diskutimit për të kërkuar votë. /Gazeta Enigma/