“Nisma i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion”

“Nisma i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se NISMA i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion, raporton Gazeta “Enigma”.

“Nisma me tri vota është afru për koalicion, e vërteta që na e dimë është që NISMA i është ofruar VV për koalicion”, tha Gjini.

Tutje ai ka theksuar se sjelljet e Listës Serbe e kanë përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e një koalicioni. “Çështjen e parë që po e dimë është që VV ka problem me numrat, e dyta që po e dimë që edhe me narracion edhe me sjellje të Listës Serbe e kanë përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e një koalicioni”.

“Ne i kemi 9 deputetë që askush nuk po i do, dhe të gjithë e kanë një ndjenjë problematike për Listën Serbe në këtë fazë”. Ai potencoi se Lista Serbe do t’i fitojë katër komunat dhe kjo sipas tij është evidente.

Related Articles