Atiq: Dy vjet nga marrja e qeverisjes lokale, bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm

Atiq: Dy vjet nga marrja e qeverisjes lokale, bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq ka deklaruar se janë bërë dy vjet nga marrja e qeverisjes lokale.

Atiq thotë se gjatë kësaj kohe janë përballur me shumë sulme kriminale me dirigjim politik nga Beogradi përmes subjektit të vet satelit këtu Listën serbe.

“Po bëhen 2 vjet nga marrja e qeverisjes komunale në komunën e Mitrovicës së veriut nga ana jonë. Për këto 2 vite u përballëm me shumë sulme kriminale me dirigjim politik nga Beogradi përmes subjektit të vet satelit këtu Listën serbe që udhëhiqte me komunën”, ka theksuar ai.

Kryetari Atiq pohon se “sot, pas 2 vitesh rezistencë ndaj sulmeve kriminale e terroriste, bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm”.

“Qytetarët janë të lirë, ndërkohë që edhe komuna është e gjithë qytetarëve pa dallim. Kishte shumë sugjerime dashakeqe ato ditë që të dilnim nga komuna, fatkeqësisht edhe nga opozita në Prishtinë, por imagjinoni si do të ishte sot Mitrovica e veriut e veriu në përgjithësi po të dëgjoheshin këta zëra”, tha mes tjerash ai.

Related Articles