Kadrijaj: Qeveria e ka obligim me i siguru 61 vota, nuk është obligim i partive tjera me votu Haxhiun

Kadrijaj: Qeveria e ka obligim me i siguru 61 vota, nuk është obligim i partive tjera me votu Haxhiun

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, është deklaruar para mediave para seancës konstituive, raporton Gazeta “Enigma”.

Edhe një herë Kadrijaj ka deklaruar se Dehari nuk ka të drejtë të i ftojë më partitë e tjera për takim konsultativ pasi sipas saj çështja për sigurimin e votave i takon partisë në pushtet dhe nuk mund të na obligojnë neve se kë të votojmë.

“Nuk është obligim i asnjë partie me votua Albulena Haxhiun”, ka theksuar ajo.

Tutje ajo ka shtuar se “disa deputet të tyre kanë deklaruar se i kanë 61 vota ne të na tregojnë sot. Qeveria e ka obligim me i sigurua 61 vota”, tha Kadrijaj.

“Fillimisht votohet kryetari i Kuvendit ku ajo parti duhet ti sigurojë votat më pas edhe zgjedhja e nënkryetarëve. Dehari nuk ka të drejtë të i thërras më në takime”, deklaroi ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles