Policia boshnjake në pritje që Dodiku të dalë nga Qeveria e Republikës Sërpska, vazhdon kaosi

Policia boshnjake në pritje që Dodiku të dalë nga Qeveria e Republikës Sërpska, vazhdon kaosi

Edhe këtë mëngjes gjendje e jashtëzakonshme në lindje të Sarajevës, policia boshnjake po monitoron çdo hap rreth ndërtesës së Qeverisë së Republika Sërpska.

Pas dramës së mbrëmshme kur anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Republika Sërpska penguan tre inspektorë të policisë boshnjake që t’i dorëzonin një urdhër-arrest presidentit Millorad Dodik, situata para ndërtesës së Qeverisë së Republika Sërpska në lindje të Sarajevës është më e qetë mëngjesin e sotëm, por një numër i madh policësh janë ende të pranishëm.

Pasi është mbajtur një mbledhje në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republika Sërpska në lindje të Sarajevës, ku merrte pjesë edhe Dodik, në portën e këtij objekti arritën tre inspektorë të policisë boshnjake.

Kjo është “përpjekja” e parë për ta arrestuar Dodikun për t’u marrë në pyetje që prej lëshimit të urdhr-arrestit.

Policia boshnjake tha se ata janë kërcënuar me përdorim të forcës në përpjekje për të kapur Dodikun. Për këtë arsye, kjo vepër e një pjesëtari të MPB-së së Republika Sërpska duhet të dokumentohet si vepër penale e “Rebelimit të Armatosur”.

Këtë situatë e ka komentuar vetë Dodik në një konferencë për media të mbajtur mbrëmë.

“A mendon vërtet dikush që policia që ka për detyrë të mbrojë institucionet, do të përkulet para forcës pushtuese të quajtur policisë boshnjake, Gjykatës, Prokurorisë dhe Schmidt? Ai person është budalla”, tha Dodik.

Ai shtoi se ndihet i sigurt dhe se “nuk do të largohet nga objekti nën presion”.

Mbrojtja e Dodik mbrëmë përfshinte anëtarë të Departamentit të Policisë së në lindje  të Sarajevës, anëtarë të Xhandarmërisë së Ministrisë së Brendshme të Republika Sërpska dhe Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ).

Të gjithë ata kanë qëndruar të armatosur para inspektorëve të SIPA-s boshnjake, duke mos i lejuar të hyjnë në godinë.

Ndryshe, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës më parë lëshoi ​​një urdhër-arrest për Millorad Dodik, si dhe për kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Asamblesë Kombëtare të RS, Nenad Stevandiq.

Related Articles