Deputetja e koalicionit Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka bërë deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korruspionit.
Para të gatshme të sajat, ajo i ka deklaruar 27.87 euro, si dhe 2,749 euro si “paga,kredi,hua”.
Tek pjesa e detyrimeve financiare, Kusari-Lila ka deklaruar disa kredi.
Fillimisht një vlera e së cilës është 75 mijë e 475 euro dhe duhet të paguhet brenda 120 muajve, pastaj një tjetër, dhe kjo kredi po në emër të saj, ku nga 21 mijë sa ka marrë i kanë mbetur edhe 18 mijë e 402 euro për t’i paguar.
Një kreditë kartelë ku i duhet të paguaj edhe 2 mijë e 703 euro, një tjetër me 3 mijë e 523 euro, si dhe për studimet e djalit të saj, një në vlerë 7mijë e 500 euro dhe një tjetër 1 mijë euro.
Të hyra vjetore të sajat, ish-shefja e grupit parlamentar të VV-së ka deklauar pagën si deputete në Kuvendin e Kosovës, 28 mijë e 41 euro. Po nga ky institucion, ajo ka deklaruar mëditje 3 mijë e 885 euro.