Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur i ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të mbrëshme në Kiev, ku të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur.
”Nuk jam i lumtur me sulmet ruse në Kiev. Nuk është e nevojshme dhe u bë në një jo të duhur. Vladimir, STOP! 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të arrijmë marrëveshjen e Paqes!’”, shkroi Trump në një postim.
SHBA-ja tash e disa kohë është në diskutime me të dy palët për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.