Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë të enjte është takuar me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Lutës së OÇK-së, kryesuar nga Hysni Gucati, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook Haradinaj tha se në këtë takim janë ndarë shqetësime për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.
“Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon”, ka thënë Haradinaj.
Tutje kreu i AAK-së thotë se shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre. /Gazeta Enigma/