Krasniqi: Kurti po e mbanë këtë bllokadë qëllimshëm

Krasniqi: Kurti po e mbanë këtë bllokadë qëllimshëm



Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka cilësuar si “të papranueshme” dështimin e sërishëm të zgjedhjes së situatës në Kuvend, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se partia e parë “po tallet” me gjithë deputetët duke i ftuar qe pesë herë në Kuvend, e duke e përfunduar seancën për dy minuta.

“Kjo është e papranueshme”, tha ai teksa shtoi se “Albin Kurti po e mbanë këtë bllokadë qëllimshëm”.

“Bllokada është e qëllimshme dhe po vjen nga VV-ja si parti e parë që i takon propozimi. Është e pakuptime, e turpshme që për teket e një personi, një kandidati, një deputeteje  me mbetë peng shteti. Kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës për tekat e një partie e një kandidati. Kanë pasur mundësi që ta ndërrojnë kandidaten sepse nuk imponohen kandidati kur s’e ke shumicën parlamentare. Problemi është që këta nuk e kanë shumicën, nuk kanë numra për Qeveri dhe fakti që Albin Kurti s’mundet me qenë kryeministër i ardhshëm është duke i mbajtur peng institucionet dhe shtetin”, ka thënë ai pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Nëse vazhdon kjo situatë ne zgjedhjet duhet me i mbajtë në maj ose në qershor, nuk mundemi me i lënë popullin në këtë situatë.

Tutje ai ka shtuar se “Hapin e parë e ka personalisht Albin Kurti si kryetar i VV-së. Ai duhet ta ndërrojë këtë kandidat. Ose duhet me konstituu kuvendin ose me shku me marrëveshje politike, me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk ka zgjidhje tjetër”. / Gazeta Enigma.

Related Articles