Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përderisa deputetët e zgjedhur ishin duke i zënë vendet, ndodhi një gafë.
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Agim Bahtiri ia çoi një biberon të mbushur me qumshtë deputetit të LDK-së, Paris Gurit, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, pas dështimit të kësaj seance, ka reaguar Guri.
Në një foto të postuar të biberonit, shihet të ketë shkruar 57 mililitra.
“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”, ka shkruar Guri në rrjetin social Facebook.