Drejtori i Trustit deklaron 300 mijë euro para të gatshme në banka

Drejtori i Trustit deklaron 300 mijë euro para të gatshme në banka

Rreth 300 mijë euro është shuma e parave që ka të kursyera në banka Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli, i cili udhëheq me këtë institucion që nga viti 2007.  Nga kjo shumë 201 mijë e 504 janë euro, teksa 104 mijë e 281 dollarë.

Por, ndonëse ka kaq kursime, i njëjti nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, tek pasuritë e luajtshme ka deklaruar një veturë në vlerë 14 mijë e 800 dollarë, që thotë ta ketë blerë me kursime në vitin që ishte emëruar Drejtor i Trustit.

Borxhe nuk ka, teksa te shpenzimet i ka deklaruar 4 mijë e 7 euro, si shpenzime të udhëtimit në korrik të vitit të kaluar.

Të hyrat vjetore të Zallit janë 56 mijë e 823 euro, si pagë nga Trusti.

Related Articles