Zogaj i LDK-së: S’kemi frikë nga zgjedhjet, po t’i kishim 48 mandate do e kishim krijuar qeverinë

Zogaj i LDK-së: S’kemi frikë nga zgjedhjet, po t’i kishim 48 mandate do e kishim krijuar qeverinë

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë e është përgjegjësi e LVV-së për të krijuar institucionet e reja. Ai ka thënë se po t’i kishte Lidhja Demokratike e Kosovës 48 deputetë, çështja e krijimit të institucioneve të reja do të ishte harruar dhe do të kishte nisur puna dhe projektet.

 “Urdhnoni krijoni institucionet. Keni fituar 48 mandate. E keni përgjegjësi për me i kriju institucionet. Kryetari ynë e tha, që po t’i kishim ne 48 mandate, i kishim kriju institucionet menjëherë. Kjo është e vërtetë. Absolutisht. Po t’i kishte LDK 48 mandate, ish harru puna e krijimit të institucioneve, kishim fillu me punë dhe mandate. Ne kemi ura bashkëpunimi, gjë që s’po shihet te VV”, ka thënë Zogaj në një intervistë për gazetarin Astrit Gashi.

Lidhur me zgjedhjet e reja, Zogaj ka thënë se LDK s’frikësohet, meqë ka pasur rritjen më të madhe në zgjehdjet e fundit. Megjithatë thotë se për të shkuar në zgjedhje të reja, duhet marrëveshje politike dhe fillimisht konstitutim i Kuvendit.

“Për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje politike. E para me u konstituu Kuvendi. Katër pikat e rendit të ditës. Dy i kemi kalu, na kanë mbetë edhe dy pika. Konstituohet Kuvendi, pastaj kryetari i ri i Kuvendit i thërret partitë politike, nëse e sheh që s’ka interes për krijim të institucioneve, i thërret partitë politike dhe vendosin për zgjedhje. S’mundet me vendos një parti politike për zgjedhje. Kishte edhe deklarata qesharake, do t’iu çojmë në zgjedhje”, ka thënë  Zogaj.

“S’kemi frikë nga zgjedhjet. Ne kemi rritjen ma të madhe politike. LVV ka rënien më të madhe”, ka shtuar ndër të tjera.

Related Articles