Aksident trafiku te pika kufitare “Kullë”, një i lënduar

Aksident trafiku te pika kufitare “Kullë”, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të pikës kufitare “Kullë”, si pasojë e të cilit një person ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ndërkaq, personi i lënduar ka pranuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës.

Related Articles