Kjo është gjendja e fëmijës që u godit nga vetura në Pejë

Kjo është gjendja e fëmijës që u godit nga vetura në Pejë

Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore ka dhënë doktori Besnik Ibraj, drejtor i Qendres Emergjente në Pejë.

Ibraj ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

“E kemi pranuar një fëmijë për trajtim në spitalin e Pejës si pasojë e goditjes nga vetura. Gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Po vazhdon me ekzaminimet mjekësore. Ka lëndime në gjunjë dhe regjionin e gjoksit”, deklaroi Ibraj.

Related Articles