Behramaj: Kurti po e shfrytëzon kandidaturën e Haxhiut si “pushimore”

Behramaj: Kurti po e shfrytëzon kandidaturën e Haxhiut si “pushimore”

As për herën pestë, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Adil Behramajn, këshilltarin e dikurshëm i Hashim Thaçit, e akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se këtë situatë po e shfyrtëzon si “pushimore”.

“I paaftë në qeverisje. I paaftë në krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e institucioneve të reja. I paaftë në arritjen e konsensusit politik”, shkroi Behramaj.

“Kandidaturën e Albulena Haxhiut po e shfrytëzon si “pushimore”, deri sa dikush të lëshojë pe. Fati i tij që 42.30% e votuesve ende besojnë se paaftësia është cilësi drejtuese”, deklaroi ai.

“Për këtë kryeministër, çdo 48 orë janë një mundësi për të dëshmuar sa shumë mund të dështosh dhe ende të mbash një post të lartë publik!”, shtoi Behramaj.

Vazhdimi i radhës i seancë konstituive pritet të mbahet të marten me fillim nga ora 10:00.

Related Articles