Vetëm gjatë javës së kaluar, policia në Ferizaj ka pranuar informacione për 16 raste të vjedhjeve, ndërkohë që një pjesë e tyre janë zbuluar.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se vetëm gjatë periudhës 21-27 prill të këtij viti janë regjistruar gjithsejtë 16 raste të vjedhjeve.
“Këto raste janë raportuar në Ferizaj ku Policia ka intervenuar në 13 raste, pastaj 2 raste në Kaçanik dhe një rast në Hanin e Elezit. Të gjitha këto raste, por edhe rastet e tjera, po trajtohen me prioritet nga Policia e Kosovës në Ferizaj, dhe kryerësit e veprave penale do të përballen me drejtësinë menjëherë pas identifikimit të tyre”, ka thënë Veseli.