Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte shtyer viktimën e mitur të bëjë vetëvrasje, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima është gjetur e alivanosur në rrugë, e cila dyshohet se ka konsumuar medikamente për ta kryer aktin.
Ndryshe, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka shtyre në vetëvrasje viktimën femër kosovare e mitur, e njëjta është gjetur e alivanosur në rrugë dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.