Haradinaj: Pozita dhe opozita po i frikësohen zgjedhjeve

Haradinaj: Pozita dhe opozita po i frikësohen zgjedhjeve

Opinionistja Meliza Haradinaj në një deklaratë për media tha se edhe partia që ka marrë më së shumti vota edhe ish-opozita po i frikësohen zgjedhjeve, raporton Gazeta “Enigma”.

“Bllokada vjen edhe nga pushteti, nuk besoj që zonja Haxhiu është aq e papranueshme, përjashto këtu PDK-në që i kanë arsyet valide. Gjithë ajo dramë që ëshë e papranueshme. Nuk ka bërë ndonjë gjë kundër shtetit, kundër popullit a partive politike”, tha ajo në “Rubikon”.

Tutje Haradinaj ka theksuar se në këtë gjendje që ndodhemi nuk po shfrytëzohet roli i deputetit që ta zhbllokojë situatën.

“Bllokada e zotit Kurti nuk është të kandidatja por te mospranimi për kompromis. Bllokada është edhe te blloku tjetër i opozitës, pse nuk ia votojnë cilin do avokat këtij pushteti që të procedojnë me marrjen e mandatit të dytë nëse pushteti dështon dhe ta formoni ju qeverinë. Dhe pse nuk e zhbllokoni situatën sepse me 10 deputetë munden me kërku sqarime nga Kushtetuesja”, tha Haradinaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles