Zhdukja e 54-vjeçares në Ferizaj, ja çfarë kishte veshur herën e fundit

Zhdukja e 54-vjeçares në Ferizaj, ja çfarë kishte veshur herën e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas zhdukjes së një gruaje në Runjevë të Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, ka deklaruar se e zhdukura është H.J., 54 vjeçe, dhe se po qëndronte te vëllai i saj për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

“Njoftim për rastin e zhdukjes së personit Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një familjar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë”, tha Veseli.

Veseli tutje ka bërë të ditur se H.J., në momentin që është zhdukur, ka pasur të veshur pizhame ngjyrë rozë, dhe tuta ngjyrë kafe. Ajo është e gjatë 1.72 centimetra, me peshë trupore rreth 70 kilogramë.

“Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhame ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj. Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik. Për zhvillimet e mëtejme do të jepet njoftim shtesë”, deklaron tutje Veseli.

Related Articles