Zemaj i LDK-së: Kurti po hesht sepse po i konvenon kjo situatë bllokuese

Zemaj i LDK-së: Kurti po hesht sepse po i konvenon kjo situatë bllokuese

Armend Zemaj i LDK-së deklaroi sot, para nisjes së seancës së re, se partia e tij nuk ndryshon qëndrim, pasi, siç tha ai, nuk është ajo “mandatare për formimin e institucioneve të reja”, raporton Gazeta Enigma.

Ai tutje shtoi se kjo bllokadë po i konvenon kreut të Qeverisë, Albin Kurti, i cili “po hesht” karshi gjithë procesit.

“Kryeministrit i konvenon kjo situatë; ka ditë që nuk ka deklarim nga ana e tij dhe po shihet që është lojë politike dhe paaftësi për të krijuar një shumicë parlamentare, e cila e siguron edhe Qeverinë e ardhshme.

Ne presim që të reflektojë LVV-ja, të cilët, konform rezultatit zgjedhor, duhet të marrin përgjegjësinë, por duket se nuk kanë marrëveshje me ndonjë subjekt. Nuk ndryshojmë qëndrim, sepse është e paarsyeshme dhe tepër e papërfillshme – ne nuk e kemi mandatin e të parit për të krijuar institucionet e reja”, theksoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles