Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas dështimit të radhës së zgjedhjes së kryeparlamentares, Albulena Haxhiut, duke theksuar se tashmë “Kuvendi është shëndërruar në një cirk”.
“Me insistimin e kandidaturës së një anshme situata është bërë sikur cirk. LDK-ja është për një zgjedhje kushtetuese e cila respekton Kushutetutën e Kosovës dhe rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Peng marrja nga ana e LVV-së është duke i kushtuar popullit të Kosovës, andaj përgjegjësia duhet t’i kërkohet atyre”.
Kujtojmë se sot ka dështuar për herë të tetë seanca konsitituive e Kuvendit të Kosovës, pasi Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparalamentare.
Për ishin 54 deputetë, ndërkohë deputeti i VV-së, Nezir Kraki, nuk ka marrë pjesë në seancën konstituive.
LEXO EDHE: Sërish dështon emërimi i Albulena Haxhiut për kryeparalamentare
PDK dhe LDK votuan kundër, ndërkohë që Nisma abstenoi sërish./ Gazeta Enigma.