18 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Stambollit arrestohen

18 zyrtarë të tjerë të bashkisë së Stambollit arrestohen

Gjykata turke ka burgosur në pritje të gjyqit 18 punonjës të bashkisë së Stambollit për akuza për korrupsion.

Kështu raportoi të mërkurën media shtetërore Anadolu dhe media të tjera, mes një goditjeje ndaj opozitës dhe kryetarit të burgosur të qytetit Ekrem Imamoglu.

Imamoglu, rivali kryesor politik i Presidentit Tayyip Erdogan, i cili e udhëheq atë në sondazhe, u burgos në mars në pritje të gjyqit për akuza për korrupsion. Ai përballet gjithashtu me akuza për ndihmë ndaj një grupi terrorist.

Kryebashkiaku i ka mohuar të gjitha akuzat dhe arrestimi i tij shkaktoi protestat më të mëdha në një dekadë, trazira ekonomike dhe akuza për një gjyqësor të politizuar. Qeveria i hedh poshtë këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur, raporton Reuters.

Transmetuesi NTV tha se 34 nga 52 personat e ndaluar gjatë fundjavës nën hetim u liruan me kufizime gjyqësore.

Mediat turke kishin raportuar të shtunën se autoritetet arrestuan dhjetëra punonjës të bashkisë së Stambollit si pjesë e hetimeve ligjore të përqendruara rreth Imamoglut, duke zgjeruar një goditje ndaj opozitës kryesore që filloi në fund të vitit të kaluar.

Të ndaluarit përfshinin sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, shefin e stafit të Imamoglu-t, kryetarin dhe zëvendëskryetarin e administratës së ujit dhe kanalizimeve të bashkisë (ISKI), si dhe një drejtues departamenti në ISKI.

Related Articles