Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, iu përgjigj kritikave se po e shfrytëzon pozitën e vajzës së tij deputete, Marigonës.
“Para se ta kem deputete, unë vajzën time e kam vajzë. Jam këshilltari i saj qe 6 vjet, pa pare më ka. I njoh të gjithë deputetët dhe të gjithëve në politikë”.
“Unë s’marr vendime për Marigonën, por vetëm e këshilloj, e këshillat e mia i dalin të vlefshme. Këshillat që i jap unë janë frytdhënëse”, deklaroi Geci në Kosova Today.