Festa e 1 majit, ndalohet qarkullimi i automjeteve private drejt Gërmisë

Festa e 1 majit, ndalohet qarkullimi i automjeteve private drejt Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj 2025, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private në drejtim të parkut “Gërmia”, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga Kryetari i Komunës, ndalimi përfshin të gjitha automjetet private, përveç këtyre përjashtimeve: Autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, automjetet e emergjencës, KRM “Pastrimi” dhe NPL “Gjelbër” dhe inspektorëve komunalë dhe autoriteteve tjera të autorizuara.

Qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë parkun “Gërmia” do të mund të udhëtojnë vetëm me autobusët e linjës 4 të Trafikut Urban, të cilët do të operojnë deri te pishinat e “Gërmisë”.

Autoritetet komunale i bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë vendim për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e 1 majit. 

Related Articles