Rama-qeverisë në detyrë: Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” i keni ndalë mbi diçka që ligjërisht s’ekziston

Rama-qeverisë në detyrë: Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” i keni ndalë mbi diçka që ligjërisht s’ekziston

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” qeveria në detyrë i ka ndalë mbi diçka që ligjërisht sipas tij nuk ekziston.

Sipas Ramës, s’ka kufi të miratuar e as koordinata, e gjithashtu as regjistrim në Kadastër e publikim në Gazetën Zyrtare.

Ai madje ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me këto çështje.

Reagimi:

I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston!!!

 S’ka kufi të miratuar, as koordinata!
 S’ka perimetër të shpallur në Geoportal!
 S’ka regjistrim në Kadastër!
 S’ka publikim në Gazetën Zyrtare!

Siç e paska pohuar publikisht edhe ish-ministrja Dumoshi, në vitin 2020, sa ishte ministre e MKRS-së, ka dhënë pëlqimin për mbrojtje dhe përfshirje në listën e trashëgimisë, por IKMM dhe QRTK asnjëherë nuk e kanë përmbyllur procedurën ligjore për regjistrim dhe përcaktim të perimetrit – siç kërkon neni 4.6 i Ligjit Nr. 02/L-88.

Ne, po vazhdojmë me insistu në pyetjet:
 Ku është vendimi që ka hyrë në fuqi?
 Pse nuk është regjistruar në Kadastër?
 Pse nuk janë publikuar hartat zyrtare? 

 Kush mban përgjegjësi që e ka dërguar inspektoratin dhe policinë për ndalim të punimeve pa pasur bazë ligjore?

Punët në Kryeqytet nuk mundeni me i ndal me draft-raporte!

Related Articles