Opinionisti Vehbi Kajtazi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai “është një komunist, e të tjerët pas tij i nënshtrohen”.
Madje ai thotë se opozita nuk duhet të takohen me të, pasi sipas tij, Kurti dëshiron përçarje brenda partive.
“Ky dhunshëm është kryeministër, ky mban të uzurpuar institucionet. Cili është ai që ka dalë ka votuar ndryshe prej Albin Kurtit. I kemi pasur në komunë të Prishtinës dy raste. Edmond Azemi, basketbollist, njeri profesionist i fushës, ka votuar për buxhetin e komunës së Prishtinës. Dhëndri i Liburn Aliut, i cili është incizu duke akuzuar partinë që është e përfshirë në një aferë 50 milionëshe. Të dy i ka përjashtuar Vetëvendosja. Për votë e kanë përjashtuar Edmond Azemin. Këta janë komunista. Ky është komunist, dhe ata të tjerët janë të nënshtruar. Ky po do me shkaktu probleme brenda partive”, tha ai në “Rubikon”.
“Me Kurtin duhet as dekë as drekë”, u shpreh tutje Kajtazi.