Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila është në pritje të ëmbël ka njoftuar se këtë të shtunë (nesër) do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë, raporton Gazeta Enigma.
“Këtë të shtune e kam koncertin e fundit për një kohë. Kam pak emocione, se s’e di saktë kur kthehna prapë me performuar live, ama projektet s’kanë me u ndal!”, shkruan ajo në postimin e saj, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e saj.
Dafina ka theksuar se pavarësisht pushimit nga koncertet, ajo do të vazhdojë të jetë aktive me projekte muzikore.