Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë

Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë

Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin deri në 3 gradë. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), për periudhën 16–20 nëntor, vendi do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.

Të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa nga e marta pritet ngritje e tyre, duke arritur deri në 18 gradë Celsius. Të enjten parashikohet dita më e ngrohtë e javës, me temperatura maksimale deri në 20 gradë. Ndërkaq, të premten temperaturat do të arrijnë deri në 18 gradë, me mot të vranët dhe intervale me diell.

Njoftimi i plotë:

PARASHIKIMI I MOTIT PËR 5 DITË

📅 16.11.2026 – 20.11.2026

PËRMBLEDHJE METEOROLOGJIKE

Gjatë periudhës 16–20 nëntor 2026, moti do të jetë i ndryshueshëm. Java do të nisë me vranësira dhe riga shiu.

Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për reshje shiu.

Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme.

Të premten moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10°C. Ndërsa temperaturat maksimale nga 8 deri në 20°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi.

Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor.

🌧️ E HËNË – 16.11.2026

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

🌡️ Tmin 3 deri 7°C | Tmax 8 deri 13°C

💨 Era: Jugperendimi 1-5m/s

🌤️ E MARTË – 17.11.2026

Mot me vranesira të shpërndara dhe me diell.

🌡️ Tmin 4 deri 7°C | Tmax 14 deri 18°C

💨 Era: Jugperendimi · 1–6m/s

🌦️ E MËRKURË – 18.11.2026

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

🌡️ Tmin 4 deri 7°C | Tmax 15 deri 18°C

💨 Era: Juglindje 1-8m/s

🌧️ E ENJTE – 19.11.2026

Mot kryesisht i vranët dhe me riga të here pas hershme të shiut.

🌡️ Tmin 4 deri 9°C | Tmax 15 deri 20°C

💨 Era: Jugperendimi 1-6m/s

🌤️ E PREMTE – 20.11.2026

Mot i vranët dhe me intervale me diell

🌡️ Tmin 4 deri 9°C | Tmax 15 deri 18°C

💨 Era: Jugperendimi 1-8m/s

🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Gjatë javës 16–20 nëntor 2026, kushtet biometeorologjike pritet të jenë kryesisht të ndryshueshme. Vranësirat dhe reshjet e herëpashershme të shiut mund të ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Luhatjet e temperaturave mund të shkaktojnë shqetësime te personat e ndjeshëm ndaj motit. Mëngjeset do të jenë relativisht të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë më të buta.

Personat me sëmundje kronike mund të ndiejnë shqetësime të lehta. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë edhe te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Intervalet me diell të martën dhe të premten do të krijojnë kushte më të favorshme për aktivitete në natyrë. Rekomandohet veshje e përshtatshme sipas temperaturave gjatë ditës. Këshillohet ajrosja e ambienteve dhe aktiviteti fizik në orët me mot më të favorshëm.

Në përgjithësi, nuk priten kushte të theksuara biometeorologjike, por rekomandohet kujdes për personat e ndjeshëm.

🌾 KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

Gjatë periudhës 16–20 nëntor 2026, kushtet agrometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e grurit të mbjellë në vjeshtë. Reshjet e here pas here të shiut do të ndikojnë pozitivisht në lagështinë e tokës. Kjo lagështi do të ndihmojë në mbirjen dhe zhvillimin fillestar të grurit. Temperaturat do të jenë relativisht të përshtatshme për këtë periudhë të vegjetacionit. Vlerat minimale prej 3 deri në 10°C nuk paraqesin rrezik të theksuar nga ngricat. Intervalet me diell do të mundësojnë kushte të favorshme për zhvillimin e mëtejshëm të bimëve. Reshjet do të ndihmojnë në plotësimin e nevojave të grurit për lagështi. Megjithatë, reshjet e tepërta mund të vështirësojnë punimet në parcela. Rekomandohet monitorimi i gjendjes së grurit dhe lagështisë së tokës. Në përgjithësi, kushtet pritet të jenë të favorshme për mbirjen dhe zhvillimin e grurit dimëror.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës – IHMK

Related Articles