Vlorë: Makina përfundon në lumë, lëndohet gruaja me 2 fëmijët

Vlorë: Makina përfundon në lumë, lëndohet gruaja me 2 fëmijët

Një aksident i rëndë është regjistruar sot rreth orës 10:40 në fshatin Lepenicë, ku një automjet tip “Renault”, i drejtuar nga një grua rreth 35 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Sipas të dhënave paraprake, shoferja me inixciale A. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke shkaktuar daljen nga rruga.

Në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë pësuar lëndime nga përplasja.

Të tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Related Articles