Këtë të duiel ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në fshatin Grashticë të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ky aksident ka edhe të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.
Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti rajonal i Trafikut Sylejman Halili.
“Ka përfunduar shikimi i vendit të aksidentit. Sipas informacioneve që kemi të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Halili.