Trump: Nuk do të kandidoj për një mandat tjetër, edhe pse shumë njerëz po ma kërkojnë ta bëj

Trump: Nuk do të kandidoj për një mandat tjetër, edhe pse shumë njerëz po ma kërkojnë ta bëj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk planifikon të kandidojë për një mandat të tretë presidencial, ndonëse javët e fundit ka pasur spekulime.

Sido që të jetë, ligji në Amerikë nuk lejon që dikush të jetë president për më shumë se dy mandate. Megjithatë, kishte spekulime se Trump mund të synojë ndryshime kushtetuese, në mënyrë që të kandidojë për një mandat të tretë.

“Unë do të jem president për tetë vjet, një president me dy mandate. Gjithmonë kam menduar se kjo ishte e rëndësishme”, tha Trump.

Republikani ka thënë më parë se do të dëshironte të kandidonte për një mandat të tretë apo edhe të katërt, më vonë duke pretenduar se e bëri këtë për të provokuar mediat, të cilat ai i akuzon për përhapjen e lajmeve të rreme.

Megjithatë, fakti që Organizata Trump ka shitur kapele me shkrime “Trump 2028” ka nxitur spekulime për ambiciet e tij të ardhshme politike.

“Shumë njerëz po më kërkojnë ta bëj këtë”, tha Trump, vetëm disa ditë pasi kishte shënuar 100 ditë në mandatin e tij të dytë.

“Kjo është diçka që, me sa di unë, nuk lejohet. Nuk e di nëse është kushtetuese apo diçka tjetër”, shtoi ai, duke iu referuar ndalimit për mandatet e treta.

Trump përmendi gjithashtu disa emra që ai i sheh si pasardhës të mundshëm: zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

“Unë mendoj se katër vjet janë mjaft të mjaftueshme për të bërë diçka spektakolare”, vazhdoi ai.

Ndryshe, sipas Amendamentit të 22-të të Kushtetutës së SHBA-së, askush nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë

Ndryshimi i këtij rregulli do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash në të dy dhomat e Kongresit, si dhe miratimin e tre të katërtave të shteteve federale.

Related Articles