Haradinaj për ftesën e Kurtit ndaj LDK-së: Është dashur të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve

Haradinaj për ftesën e Kurtit ndaj LDK-së: Është dashur të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar letrën që kryeministri Albin Kurti, ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e në të cilën e lut për koalicion qeverisës me ç’rast theksoi se kjo është dashur të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve, dhe jo të priten 90 ditë.

“Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë. Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është një kandidat unifikues.

“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, është shprehur Haradinaj.

Related Articles