Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, lëndohet një person

Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, lëndohet një person

Këtë të hënë një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Gjilan, rreth orës 17:00, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Mirosalë, ku janë përfshirë katër mjete transporti: një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar shkaqet që çuan deri te aksidenti”, tha ai.

Related Articles