Krasniqi: Propozimi i LDK-së nuk funksionon

Krasniqi: Propozimi i LDK-së nuk funksionon

Gazetari Vullnet Krasniqi në një deklaratë për media ka thënë se propozimi i kreut të LDK-së për një qeveri tranzitore dhe unifikuese, është ide që nuk mund të funksionojë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Nuk funksionon kjo ide. Më shumë e shoh këtë si njëfarë ideje apo si potez politik të Lumir Abdixhikut për të dalë në pah si një parti e cila nuk është në narrativën përçarëse, por është më shumë që po do të unifikojë”, tha ai në “Rubikon”.

“Por tani sa mund t’i unifikojë partitë tjera një parti e tretë, PDK-në dhe Vetëvendosjen që kanë qëndrime që janë si dy parti kryesore në Kosovë.. unë këtë e vë në dyshim”, deklaroi Krasniqi, duke shtuar se pozicioni i LDK-së duhet të jetë pak më i guximshëm. /Gazeta Enigma/

Related Articles