Interi dhe Barcelona po dhurojnë një superndeshje të paharrueshme në gjysmëfinalen dramatike. Pas një përballjeje me rikthime të shumta dhe tension të lartë, Interi ka kaluar sërish në epërsi me rezultat 4-3.
Golin e katërt për zikaltërit e realizoi Davide Frattesi në minutën e 99-të, duke e çuar stadiumin në delir.
Mesfushori italian përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë brenda zonës.
🚨🇪🇺 GOAL | Inter 4-3 Barcelona | Frattesi
FRATTESI HAS GIVEN INTER THE LEAD IN THE 99TH MINUTE OF EXTRA TIME !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/O8jNJbjcd2— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 6, 2025
Interi tashmë është më afër finales, por Barcelona ende nuk është dorëzuar – ndeshja vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm.
Kanë mbetur edhe 15 minutat e dyta të vazhdimeve, për ta gjetur finalistin e parë.