Haradinaj flet për Limajn: Bashkëpunimi nuk është respektuar, vota për të tani është problem

Haradinaj flet për Limajn: Bashkëpunimi nuk është respektuar, vota për të tani është problem

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij ndaj Fatmir Limajt, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes së bashkëpunimit politik.

Haradinaj tha se në çdo dalje publike me Limajn kishin kërkuar vota për ndryshim përballë Qeverisë së Albin Kurtit, por sipas tij, ky qëndrim nuk është respektuar.

“Kudo që kam shkuar me Limajn, kemi kërkuar votë për ndryshim kundrejt Kurtit. Kjo nuk është respektuar, është e dhimbshme. Jo që më ka lënduar personalisht, por ne po mundohemi për vendin dhe mendojmë se ka nevojë për besnikëri, për t’i çuar këto procese aty ku duhet. Nuk jam ndjerë mirë, po e them sinqerisht dhe më vjen keq për situatën,” ka deklaruar Haradinaj.

I pyetur nëse AAK-ja do ta mbështeste Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit në rast se një propozim i tillë do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Haradinaj u shpreh skeptik për mundësinë e një vote pro nga partia e tij.

“Nuk e kam një përgjigje. E ka problem për besë me marrë votën tonë për Limajn, tash në këto rrethana që kanë ndodhur është problem. Nëse do ta propozonte opozita, po, do të ishte ndryshe, me qejf do ta kishim votuar,” theksoi ai në RTVDukagjini.

Related Articles