Opinionisti Azdren Shala tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “nuk do partneritet, po do argat për me t’ia vazhduar qeverisjen”.
Sipas Shalës, Kurti është i interesuar “ta denigrojë opozitën dhe jo të ketë partneritet”.
“Letra e Kurtit është ftesë për mos me bashkëpunuar, Kurti nuk do partneritet me asnjë parti politike, ai shihet që do me thy kampin ish-opozitar, por do edhe individ të caktum që tashmë e kanë marrë mandatin e deputetit me i shantazhu në këso forma për me ia votu qeverinë, ai po do argatë”, tha Shala.