Sherr masiv në tubimin e Berishës në Elbasan, përleshen militantët

Sherr masiv në tubimin e Berishës në Elbasan, përleshen militantët

Një përplasje fizike ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”.

Në pamjet e siguruara, duken disa persona teksa përplasen me grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet shkaku i saktë i sherrit mes tyre.

Kujtojmë se PD dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore mbajtën këtë të mërkurë në Elbasan takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Related Articles