Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur, pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale.
Rasti ka ndodhur në Graçanicë, të mërkurën në ora 21:00.
“Graçanicë 07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.