Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ka reaguar me shqetësim lidhur me deklaratat e Dimal Bashës lidhur me gazetarin e RSF Pavol Sazlai, raporton Gazeta Enigma.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga deri në të cilën anëtarët e partisë në pushtet të Kosovës, Vetëvendosje, janë të gatshëm të shkojnë – më së fundi pretendimet e rreme të deputetit Dimal Basha për origjinën e @pavolszalai nga @RSF_inter — pas renditjes së Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit të RSF-së”, shkruhet në njoftim.
Ky reagim erdhi pasi deputeti i LVV-së Dimal Basha, kritikoi udhëheqësin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, pasi ky i fundit ka folur për mediat në Kosovë lidhur me gjendjen e rënduar të lirisë së mediave dhe gjetjet e raportit vjetor të RSF-së.
Basha i është referuar Szalait si “hungarez” dhe i ka kërkuar të merret me problemet në “shtetin e tij”.
Megjithatë në profilin e Szalait në “X”, shkruhet qartazi që është i lindur në Sllovaki, gjë për të cilën deputetit Basha i ka reaguar edhe ECPMF, duke i quajtur si “Deklarime të rreme për origjinën e Pavol Szalait”.
Gjithashtu ECMPF kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që t’i marrin seriozisht gjetjet e raporteve dhe kanë thënë se sulmet ndaj anëtarëve të organizatave vetëm sa e përkeqësojnë situatën. / Gazeta Enigma.