Kushtetuesja e Kosovës anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone

Kushtetuesja e Kosovës anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone (Association des Cours Constitutionnelles Francophones – ACCF).

Pranimi i saj në ACCF është bërë pas shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim dhe votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kongresit të 10-të të Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone, mbajtur më 6 – 8 maj 2025, në Bukuresht të Rumanisë.

Asociacioni i Gjykatave Kushtetuese Frankofone është themeluar në vitin 1997, me qëllimin që të forcojë bashkëpunimin ndërmjet gjykatave kushtetuese, të promovojë të drejtat themelore të njeriut, si dhe të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit anembanë botës.

ACCF aktualisht përbëhet nga 50 gjykata kushtetuese dhe institucione ekuivalente nga Afrika, Evropa, Amerika dhe Azia, ndërsa selia e saj është në Këshillin Kushtetues të Francës, ku edhe ndodhet Sekretariati i Përhershëm i këtij asociacioni.

Kushtetuesja e Kosovës tashmë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (CECC) dhe anëtare themeluese e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese.

Related Articles