Ish-mbrojtësi i Realit, Ezequel Garay, i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, 34-vjeçari argjentinas, ka bërë me dije se va vendosur të varë “këpucët në gozhdë”. Ky vendim ka ardhur për shkak të një problemi në kofshë.
Gjatë karrierës së tij, Garay u aktivizua me Old Boys, Rasing Santander, Real Madrid, Benfica, Zenit dhe së fundi Valencia. Që prej sezonit 2016, argjentinasi ishte pjesë e Valencias, ndërkohë që te Reali qëndroi 3 sezone ku u aktivizua 25 ndeshje:
Postimi i Garayt:
“Sot me 16 korrik 2021, unë i dhashë lamtumirën karrierës time si futbollist. Duhet ta pranoj që do të më kishte pëlqyer, dhe isha i bindur që do ta shihja pensionimin tim më vonë, por nuk ishte e mundur.
Gjatë tre viteve të fundit kam qenë duke u përballur me një sëmundje. Është një lloj astritisi në kofshë të cilën e kam trashëguar nga lindja dhe me aktivitet fizik është përkeqësuar
Kisha dhimbje të mëdha që nganjëherë nuk mundja të ecja, duhej të merrja injeksione që të luaja. Por qëllimi im ishte vetëm të luaj futboll, ta shijoj dhe t’i bëj tifozët e lumtur
Në shkurt të vitit 2020 unë pësova një lëndim tjetër që u rikuperova, në fakt unë negociova me disa klube kur u riktheva. Por e vërteta është që nuk mundem, nuk mundem më të luaj dhe nëse do të pranoja një ofertë do të ishte si një lloj tradhtie për klub
Jam krenar me atë çfarë kam arritur, jam mirënjohës që kisha fatin të isha pjesë e Argjentinës. Falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kaloha kohë dhe më kanë bërë të lumtur, kam qeshur e kam qarë me ta. Dhe në fund, tifozët, të cilët më kanë dhënë emocione të mëdha.
Në fund, viktimat e këtij rrugëtimi, gruaja ime dhe fëmijët, faleminderit shumë. Sot fillon një udhëtim i ri në jetën time”, përfundoi Ezekuel Garaj.